Kalendari i sezonit të ri në Superiore, FSHF zbulon detajet e fundit

Kalendari i sezonit të ri në Superiore, FSHF zbulon detajet e fundit

14:51, 10/07/2026

Federata e Futbollit do të organizojë të hënën e 13 korrikut hedhjen e shortit për kalendarin e sezonit të ri të kampionatit “Abissnet Superiore” 2026-2027.

Departamenti i Komunikimit njofton se ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin e 88-të të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 11:00.

Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar FSHF TV.

Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” është planifikuar të nisë më 22 gusht 2026 dhe do do të mbyllet më 9 maj 2027.

Në edicionin 2026-2027 do të garojnë këto 10 skuadra: KF Egnatia, AF Elbasani, KF Vllaznia, FC Dinamo City, FK Partizani, KF Tirana, FK Vora, KF Teuta, KF Laçi dhe KF Skënderbeu.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco