Ishte në mëdyshje, Ançeloti zbulon: Ndërrova Endrik me Rudiger, nuk i doja penalltitë

Ishte në mëdyshje, Ançeloti zbulon: Ndërrova Endrik me Rudiger, nuk i doja penalltitë

16:21, 13/03/2025

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, pas një ndeshjeje dramatike me Atletikon e vendosur nga lotaria e penalltive.

Siç ndodhte në sezonin e kaluar me Mançester Sitin, edhe mbrëmë fati nga 11 metrat ka qenë me Realin.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse na shënuan që në minutën e parë. Ai gol ndryshoi dinamikën e takimit. Ata janë mbrojtur mjaft mirë me rregull dhe tentuan të na godisnin në kundërsulm. Është e vërtetë se nuk kemi krijuar shumë raste të pastra për shënim, me përjashtim të penalltisë së Mbapesë… Por kjo tregon se sa e vështirë është ta gjesh në befasi Atletikon, apo ta rrezikosh shpesh gjatë një ndeshjeje”, thotë tekniku i Realit.

Për penalltitë, italiani thekson: “Të them të drejtën, nuk doja që të shkonim te penalltitë. Ndaj kemi shtyrë edhe në shtesë për një gol. Por ishte e thënë që të vendosej te penalltitë. Fillimisht jam menduar se cili do të ishte gjuajtësi i pestë. Kishim zgjedhur për Endrik, por më pas vure re që Rudiger ishte më i qetë dhe më i ftohtë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco