Guardiola jep lajmin e madh për tifozët e Cityt: Rodri mund të kthehet nga dëmtimi që këtë sezon

Guardiola jep lajmin e madh për tifozët e Cityt: Rodri mund të kthehet nga dëmtimi që këtë sezon

13:56, 03/03/2025

Rodri mund të rikthehet në fushë para përfundimit të sezonit të Premier League.

Këtë gjë e ka zbuluar trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Mesfushori fitues i “Topit të Artë” fillimisht u deklarua se nuk do të luajë më këtë sezon, pasi pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në shtator. Së fundi ai është rikthyer në stërvitje individuale.

Edhe vetë Rodri kishte folur më parë me optimizëm për të luajtur sërish këtë sezon, ndërsa Guardiola ka qenë më i kujdesshëm, duke sugjeruar se nuk ia vlente rreziku edhe nëse ishte e mundur.

Megjithatë, tani duket se përparimi i Rodrit ka tejkaluar pritshmëritë dhe ai mund të paraqitet sërish para përfundimit të sezonit dhe të luajë në Kupën e Botës për klube në verë.

“Tifozët duhet të dinë se nuk janë të vetmit që janë të emocionuar. Por hapat do t’i ndërmarrim me kujdes. Nuk duhet të marrim vendime budallaqe për t’u rikthyer javë më parë dhe vuajtur më pas. Është mirë, por prapë rikthimi nuk është afër”, tha Guardiola.

“Ai po prek topin dhe ishte në dhomën e zhveshjes duke bërë kontakte me lojtarët. Ai ndihet i sigurt, ndihet më i lumtur. Nuk mund të prisja që më parë të kthehej, por ndoshta para fundit të sezonit, në Premier League, mund të ndodhë”, shtoi Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco