Borxhe dhe bilanc negativ, juventinët duan anulimin e titullit të Interit

Borxhe dhe bilanc negativ, juventinët duan anulimin e titullit të Interit

22:04, 26/04/2024

A është titulli kampion i Interit në rrezik? Për momentin jo. Por polemikat nuk mungojnë dhe ka një iniciativë nga ana e një shoqate “Jdentita Bianconera” që kanë çuar në prokurori Interin për parregullsi në licencimin nga ana e federatës italiane dhe Ligës për sezonin në fjalë.

Sipas shoqatës juventine, mungesa e një stabiliteti ekonomik dhe bilancet negative bëjnë që klubi të mos ketë rregullsi në licencim.

Kjo akuzë është marrë parasysh nga “COVISOC”, që është komisioni i vëzhgimit të klubeve të futbollit profesionist.

Mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të ketë zhvillime në të ardhmen, por që për momentin zikaltrit nuk janë të shqetësuar dhe po festojnë yllin e dytë në fanellë.

Një arritje që pati jo pak polemika nga ana e tifozëve juventinë për titullin e akorduar në tavolinë për skandalin e “Calciopolit”. Edhe Andrea Anjeli bëri një postim thumbues ndaj ekipit zikaltër për yllin e dytë teksa kujtonte që Juventusi e ka siguruar shumë kohë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco