VIDEO/ Trajneri i Fiorentinës puth në buzë gazetaren nga gëzimi i kualifikimit, reagon bashkëshorti i saj

VIDEO/ Trajneri i Fiorentinës puth në buzë gazetaren nga gëzimi i kualifikimit, reagon bashkëshorti i saj

19:05, 19/04/2024

Fiorentina u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës pasi eliminoi Viktoria Plzen.

Pas këtij kualifikimi, trajneri Vinccenzo Italiano vrapoi drejt gazetares së Sky Sport, Vanesa Leonardi.

Ai i afrohet gazetares e cila e ka kokën të mbuluar me kapuç. Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale duket sikur trajneri i Fiorentinës i jep një puthje gazetares. Kjo skenë tashmë po bën xhiron në rrjet.

E veçanta është se ka reaguar edhe bashkëshorti i Vanesës, i cili gjithashtu është gazetar i Sky Sports, Mauricio Kompagnoni.

Ai shkruan në një video: Po si mendon se e ka puthur para të gjitha kamerave dhe me gruan e tij në tribunë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco