Belgjika pa Thibaut Courtois në Euro 2024

Belgjika pa Thibaut Courtois në Euro 2024

17:18, 01/05/2024

 

Thibaut Courtois nuk do të jetë pjesë e Belgjikës në Kampionatin Europian, Gjermani 2024. Trajneri i kombëtares Domenico Tedesco tha se gardiani nuk do të thirret, pasi ka qëndruar jashtë për pjesën më të madhe të sezonit, për shkak të një dëmtimi.

31-vjeçari në gusht këputi ligamentet e më pas dëmtoi meniskun. Por ai do të jetë në dispozicion të teknikut Carlo Ancelotti në vazhdim.

Për gazetën gjermane Kicker, Tedesco tha se stafi po fokusohet te lojtarët që janë në formë të mirë. Italiani ende nuk e ka përfunduar listën e futbollistëve që do të grumbullojë për finalet e Europianit.
Courtois, ende nuk ka arritur formën më të mirë pas ndërhyrjeve, por sipas mediave spanjolle është i disponueshëm për teknikun Ancelotti për sfidën e radhës në La Liga ndaj Cadiz. Ai konsiderohet si një nga portierët më të mire në botë, me 102 ndeshje me “Djajtë e kuq”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco