Allegri para finales: Ndaj Atalantës duhet të kemi kujdes episodet

Allegri para finales: Ndaj Atalantës duhet të kemi kujdes episodet

21:40, 14/05/2024

Juventusi do të kërkojë në finalen ndaj Atalantës Kupën e 15-të të Italisë.

Bardhezinjtë mbajnë rekordin për numrin e trofeve të Kupës. Skuadra e Allegrit shkon në këtë finale pas pesë barazime radhazi në Serinë A dhe ka fituar vetëm dy ndeshje në pesëmbëdhjetë javët e fundit të kampionatit.

Allegri ka besim të madh te skuadra e tij: “Le të shpresojmë për më mirë nesër, në mbrëmje. Përgëzoj gjithashtu Atalantën për finalen e Europa League-s. Pavarësisht taktikave dhe teknikës, do të duhet shumë impenjim në fushë. Në finale duhet të jesh shumë i kujdesshëm që episodet të jenë në favorin tënd, duke ditur që ndeshjet kundër Atalantës nuk mbarojnë kurrë dhe duhet të qëndrosh i përqendruar gjatë gjithë ndeshjes.”

Finalja e fundit? “Ne e dimë që përballemi me një skuadër të fortë që konsiderohet favorite. Për të gjithë ne nesër mund të jetë edhe finalja e fundit. Nuk është e dhënë që Juventusi ose ne do të mund të luajmë një finale vitin e ardhshëm ose në dy finale. Me pak fat, do të mund ta sjellim në shtëpi trofeun.

Objektivi kryesor, të cilin e kuptoj se mund të mos u pëlqejë të gjithëve, është që Juventusi të luajë në Champions Mund të duket si një objektiv i vogël, por ka momente kur, nëse nuk mund të fitosh, duhet të ndihmosh klubin të arkëtojë ca para për të bërë më pas vlerësimet”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco