Superkompjuteri zbulon skuadrën favorite për të fituar Champions League

Superkompjuteri zbulon skuadrën favorite për të fituar Champions League

16:59, 18/04/2024

Duket se shtëpitë e basteve e kanë të vështirë ta konsiderojnë Real Madridin çdo vit si favorit kryesor për të fituar Champions League. Kjo vlen edhe për ofruesit e të dhënave, që me llogaritjet e tyre përpiqen të parashikojnë kampionin e ardhshëm europian. “Los Blancos” zakonisht kanë gjithmonë disa skuadra përpara, ky sezon nuk ka qenë përjashtim.

Manchester City, kampion aktual, ishte favoriti i madh…, derisa u eliminua. Tani, me vetëm katër skuadra në garë për ta ngritur “Orejona”, Real Madridi ngjitet në krye të podiumit. Sipas superkompjuterit “Opta”, të besuarit e Ancelottit, të cilët në fillim të edicionit ishin favoritët e dytë, janë bërë kandidatët e mëdhenj për titull.

Real Madrid ka 39% shanse për të fituar “Decimoquinta” (trofeun e 15-të të Champions League), krahasuar me 27% të PSG-së. Kampionët francezë, në fillim të sezonit ishin favoritët e katërt. Me 17% mbyll podiumin Bayern Munich (i teti në shtator); ndërsa e fundit, me 16% shanse, është Borussia Dortmundit (e dhjeta në fillim të edicionit).

Sipas këtij parashikimi, finalja e Ligës së Kampionëve 2023-2024 do të jetë mes Real Madridit dhe skuadrës së Mbappe. Në gjysmëfinale, të bardhët kanë 66% shanse për t’u kualifikuar ndaj Bayern Munich në gjysmëfinale. PSG nga ana e vet ka 60% shanse për të mundur Borussia Dortmundin, pavarësisht se gjermanët e mbyllën të parët në grupin që të dyja skuadrat ndanin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco