Hajdutët i futen në shtëpi dhe i vjedhin makinën futbollistit

Hajdutët i futen në shtëpi dhe i vjedhin makinën futbollistit

19:52, 07/04/2024

Sulmuesi i Njukasëll, Aleksandër Isak, u bë pre një grabitje në shtëpinë e tij.

Hajdutët hynë në shtëpinë e tij në Njukasëll dhe vodhën një makinë, e cila më pas u braktis disa kilometra larg shtëpisë së sulmuesit suedez.

Nuk specifikohet nëse lojtari apo anëtarë të tjerë të familjes së tij kanë qenë të pranishëm në momentin e hyrjes së hajdutëve në shtëpi.

Fakti është se nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në qytetin anglez këtë vit, ka ndodhur edhe në Xhoelinton disa javë më parë.

Në përgjithësi në Angli këtë sezon Xhek Grilish, Rahim Stërling dhe Aleks Okslejd-Çembërlejn kanë qenë viktima të vjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco