Serie A/ Napoli shpërthen në pjesën e dytë me Monzën

Serie A/ Napoli shpërthen në pjesën e dytë me Monzën

17:57, 07/04/2024

Napoli rigjen fitoren në Serie A pas tri javësh pa tri pikë. Kampionët në fuqi të Italisë, triumfuan 2-4 në Monza.

Sukses që u lejon të jenë në garë deri në fund për një biletë në Champions. Edhe pse do të jetë e vështirë sigurimi i vendit të katërt.

Milan Djuric kaloi vendasit në avantazh në minutën e nëntë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0.

Fraksioni i dytë ishte shumë i bukur. Me Napolin që realizoi tre gola brenda gjashtë minutave.

Victor Osimhen barazoi me kokë, Matteo Politani shënoi një eurogol, teksa festoi edhe polaku Piotr Zielinski.

Andrea Colpani ndezi shpresat e Monzës për pikë një minutë pas golit të tretë të Napolit.

Gjithsesi, skuadra mike shënoi edhe të katërtin më pas me anë të Giacomo Raspadorit. Dhe takimi përfundoi 2-4 për Napolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco