Kupa e Shqipërisë, luhen dy sfidat e para gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë, luhen dy sfidat e para gjysmëfinale

10:16, 03/04/2024

Në kuadër të Kupës së Shqipërisë, dita e sotme rezervon takimet e fazës gjysmëfinale mes katër ekipeve që luajnë për një vend në finale. Kukësi pret Tiranën, rekordmene në këtë kompeticion me trofetë e fituar. Ky duel do të zhvillohet në “Kukës Arena” prej orës 15:00.

Në të njëjtën orë, luhet edhe takimi tjetër gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë. Egnatia, fituese në fuqi e kupës, përballet me Vllazninë në Rrogozhinë. Ky trofe është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco