Shefi i ekipeve kombëtare: Nuk mund ta refuzoja Shqipërinë, kam gjetur njerëz shumë bashkëpunues

Shefi i ekipeve kombëtare: Nuk mund ta refuzoja Shqipërinë, kam gjetur njerëz shumë bashkëpunues

21:49, 01/04/2024

“Bota ndryshon, topi rrotullohet. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e stafit teknik të Shqipërisë. Kisha ndjekur pak atë që ndodhte me futbollin në Shqipëri dhe tani jam pjesë e kësaj kombëtareje që arriti të kualifikohej si e para e grupit”.

Kështu u shpreh Fulvio Pea, shefi i Ekipeve Kombëtare të Shqipërisë, i ftuar në “Elite Show”.

Si ka qenë kontakti me Shqipërinë?

Kam ardhur rastësisht, pas disa vitesh në Kinë. Kisha tentuar ta vijoja karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe në mënyrë surprizë erdhi ky propozim që nuk mund ta refuzoja. Është një detyrë impenjative, por kam gjetur njerëz të disponueshëm që ma lehtësuan punën. Ma kanë bërë të letë që të impenjohem më më mirë. Përveçse me ekipet kombëtare, jam drejtor edhe i departamentit të skautimit.

Në sistemin e ri të organizimit të FSHF-së, ju keni edhe sektorin e arbitrimit. Pse kjo lidhje e kombëtares me arbitrimin?

Departamenti i gjyqtarëve është i njëjtë, nuk ka ndryshuar. Kemi si objektiv ta promovojmë këtë figurë dhe ta edukojmë këtë figurë. Është e nevojshme që të gjithë ta kuptojnë se arbitri është shumë i rëndësishëm në futboll, duhet ndihmuar dhe respektuar. U jemi dedikuar më shumë fëmijëve për respektin që duhet të kenë për figurën e arbitrit.

Në suksesin e ekipit A, keni dhe ju pjesën tuaj. Shqetësojnë rezultatet e moshave….

Duhet reformë në kampionatet e moshave, me rregulla teknike për fëmijët, sepse aty fillon gjithçka. Duhet të shtojmë cilësinë dhe kapacitetin e individëve. Duhet të rritim cilësinë e trajnerëve që të specializohen për njohjen e telenteve të reja. Sepse nuk është njësoj të jesh trajner i moshës U-8 me moshat më të madha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco