Serie A/ Nuk ka fitues në dy sfidat e mbijetesës, renditja mbetet e pandryshuar

Serie A/ Nuk ka fitues në dy sfidat e mbijetesës, renditja mbetet e pandryshuar

17:10, 01/04/2024

Cagliari-Verona ndajnë pikët në javën e 30-të të Serie A, me sfidën e luajtur në “Unipol Domus” që u mbyll me barazimin 1-1. Nga të dyja skuadrat u provua që të gjendej fitorja, për të bërë kthesën nga java e kaluar, megjithatë në fund nuk shkuan më shumë se barazimi.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës,me Bonazzoli-n që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 30’.

Ndërsa në minutën e 49’ Verona pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin, por pas verifikimit në VAR goli i Lazovic u anulua për pozicion të parregullt.

Vendasit nga ana tjetër provuan të reagonin dhe në minutën e 74’ Sulemana i dhuroi barazimin ekipit të tij.

1-1 dhe Cagliari renditet në vend të 16-të me 27 pikë, teksa Verona në vend të 15-të po me 27 pikë.

Nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në ndeshjen direkte për mbijetesën ndaj Udineses në “Mapei Stadium”, duke komplikuar gjithnjë e më shumë objektivin kryesor, qëndrimin në elitën e futbollit italian.

Emilianët vuajtën jo pak ndaj bardhezinjve, teksa në minutën e 41-të gjetën golin e avantazhit me anë të Defrel, por baraspesha u rikthye vetëm tre minuta më vonë me anë të Thauvin.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat patën raste për të shënuar, por u treguan të pasakta, teksa barazimi 1-1 është një rezultat që i shkon më shumë përshtat Udineses, e cila mbetet në vendin e 14 me 28 pikë, ndërsa Sassuolo mbetet e parafundit me 24 pikë dhe me një këmbë në Serinë B.

Sa u përket shqiptarëve që luajnë te Sassuolo, të dy e nisën nga stoli, me Bajramin që u aktivizua në minutën e 79’ dhe Kumbullën që nuk zbriti në fushë fare..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco