Florian Marku pëson humbjen e parë si profesionist, britaniku Kris Kongo fiton me pikë

Florian Marku pëson humbjen e parë si profesionist, britaniku Kris Kongo fiton me pikë

22:33, 31/03/2024

Florian Marku ka regjistruar sot humbjen e tij të parë në ringun profesionist, teksa është mundur me pikë pas 10 raundesh nga britaniku Kris Kongo në duelin për titullin IBO Interkontinetal Velter.

Të tri gjyqtarët e ringut i dhanë fitoren britanikut, që rikthehet te fitorja (96-94, 96-93, 98-92 vendimi i gjyqtarëve).

Image

Një duel me 10 raunde me mjaft rivalitet zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, ku ishin të pranishëm qindra tifozë shqiptarë. Sfida ishte e vlefshme për titullin “IBO Intercontinental” në peshën “welterweight” (pesha deri 67kg).

Një duel i ekuilibruar, ku në 10 raunde të dy boksierët dueluan fort për fitoren.

Shtatlartësia e Kongo duket se i dha atij fitoren, duke e mbajtur shpesh larg boksierin shqiptar me kapje pas belit.

Megjithëse Marku e nisi më mirë duelin, ai humbi disi terren, ndërkohë që u penalizua edhe nga gjyqtari, që i hoqi një pikë (raundi i tetë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco