Balotelli bën parashikimin e tij: Milani fiton derbin me Interin, por jo titullin

Balotelli bën parashikimin e tij: Milani fiton derbin me Interin, por jo titullin

20:56, 31/03/2024

Ndonëse luan në Turqi, Mario Balotelli nuk mungon asnjëherë me komentet e tij mbi futbollin në Itali, teksa së fundi është ndalur të japë mendimin e tij edhe për çështjen Acerbi, me mbrojtësin italian që u akuzua për sjellje raciste ndaj brazilianit të Napolit, Juan Jesus.

Gjykata Sportive në Itali mbylli çështjen për mungesë provash ndaj fjalëve me kontekst racor të Acerbit, megjithatë Balotelli mendon se ndaj mbrojtësit italian është përdorur një strategji protektive.

“Më duket e pamundur që me gjithë ato kamera të mos gjesh asnjë pamje apo provë për rastin. Kam përshtypjen që është përdorur një strategji protektive ndaj Acerbit, që është pikë e rëndësishme edhe e formacionit të kombëtares”, u shpreh Balotelli.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit në Serinë A është ndalur edhe te derbi i Madoninës, i planifikuar për më 22 prill, por edhe te gara për titullin kampion.

“Unë mendoj se Milani ka shanse reale që të fitojë derbin dhe kam bindjen që do t’ia dalë, por thjesht sa për t’i shtyrë festën titullit. Që Interi të mos fitojë titullin, duhet të pësojë 5 humbje, diçka e pamundur për një skuadër që deri tani ka humbur vetëm një herë”, tha “Supermario”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco