Manchester City-Arsenal/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

Manchester City-Arsenal/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

18:31, 31/03/2024

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë e derbit Manchester City-Arsenal që po zhvillohet në ‘Etihad Stadium’.

Këto dy skuadra u vunë përballë njëra-tjetrës në kuadër të xhiros së 30-të në elitën e futbollit anglez.

Kjo pjesë e parë ishte e qetë, me ‘Qytetarët’ që pothuajse gjatë tërë kohës patën posedimin e topit, por pa arritur të krijojnë ndonjë rast konkret për gol.

‘Topçinjtë’ në anën tjetër patën dy mundësi shënimi përmes Gabriel Jesus, por braziliani nuk u tregua i saktë përballë portës.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e fraksionit të parë të lojës.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco