Struga i bën dhuratë trajnerit Duro në ndeshjen e 500-të, fiton derbin e liqenit dhe ruan kreun

Struga i bën dhuratë trajnerit Duro në ndeshjen e 500-të, fiton derbin e liqenit dhe ruan kreun

17:48, 31/03/2024

Struga vijon ecurinë pozitive në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, teksa këtë të diel ka triumfuar me rezultatin 3-1 në derbin liqenor përballë Voska Sport të Ohrit.

Në ndeshjen e 500-të të trajnerit Shëqtim Duro në pankinë, u mbajt edhe një ceremoni nderimi për tekniku 64-vjeçar, teksa më pas kampionët në fuqi i bënë dhuratën në fushë prijësit të tyre me një fitore bindëse.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa Struga shënoi tre herë në pjesën e dytë, fillimisht me Ibraimin që realizoi dopjetë dhe më pas me Hogan Ukpa.

Me këtë fitore, Struga mban kryesimin me 54 pikë, tre më shumë se Shkupi ndjekës dhe vijon të jetë pretendentja kryesore për titullin e dytë kampion radhazi, kur kanë mbetur edhe 8 javë nga fundi i sezonit.

Fitore bindëse mori edhe Shkëndija, që mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Bregalnicën, duke blinduar pozitat në vendin e tretë dhe duke mbajtur nën presion Shkupin, ndërsa në dy sfidat e tjera Gostivari u mposht 1-4 nga Makedonija GP dhe Strumica mposhti 2-1 Rabotnickin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco