Manchester City-Arsenal, gjithçka për titullin: Formacionet zyrtare

Manchester City-Arsenal, gjithçka për titullin: Formacionet zyrtare

16:49, 31/03/2024

Pashka nuk e ndal futbollin në Angli. Një duel i nxehtë dhe mjaft i rëndësishëm për titullin si ai mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, dy skuadra që bashkë me Liverpoolin, po ofrojnë një garë spektakolare për të triumfuar në Premier League.

Dy skuadrat përballen në orën 17:30 në “Etihat Stadium” për të ofruar një nga pasditet më spektakolare të futbollit britanik dhe atij botëror, me fituesen që do të hedhë një hap të rëndësishëm në garën për titullin, që ka hyrë në sprintin final.

Pep Guardiola përballë Mikel Artetës, ose mësuesi përballë nxënësit, matin forcat sërish si kundërshtarë, pasi e bënë këtë edhe sezonin e kaluar, me katalanin e Manchester City-t që fitoi duelin direkt dhe më pas edhe titullin kampion.

Dy trajnerët kanë ndarë mendjen për formacionet zyrtare, duke zgjedhur më të mirët për këtë përballje speciale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco