VIDEO/ Nuk u grumbullua në dy miqësoret e Kombëtares, Mirlind Daku gol dhe asist në Rusi

VIDEO/ Nuk u grumbullua në dy miqësoret e Kombëtares, Mirlind Daku gol dhe asist në Rusi

16:34, 31/03/2024

Mirlind Daku duket se ka rigjetur formën më të mirë në Rusi, teksa i kanë mjaftuar vetëm 35 minuta për të dhënë një asist dhe shënuar një gol në ndeshjen që Rubin Kazan po zhvillon në shtëpi përballë Akhmat Groznyt.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare (nuk u grumbullua në dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë) ishte si gjithmonë titullar në majë të sulmit, teksa në minutën e 12-të shërbeu bukur për Randjelovic në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë.

Në të 35-ën Daku ia doli të shënojë vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal.

Pas një krosimi nga krahu, Daku goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish, teksa këtë herë sulmuesi nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë.

Vlen të theksohet se kjo është faza e dytë e kampionatit rus, e cila për shkak të temperaturave, ka rinisur vetëm më 2 mars.

Në stol për Rubin Kazan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco