Theu rregullat e Fair play-t Financiar, klubit të Premier League-s i hiqen katër pikë

Theu rregullat e Fair play-t Financiar, klubit të Premier League-s i hiqen katër pikë

20:34, 18/03/2024

 

Skuadrës së Premier League-s, Nottingham Forest, i janë hequr katër pikë nga klasifikimi për shkak të shkeljes së rregullave të përfitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League. Klubi i njohur anglez tani zbret në zonën e rënies, me vetëm një pikë më pak se Lutonit.

Premier League konfirmoi vendimin nëpërmjet një deklarate, ku theksohet se Forest kishte “shkelur pragun përkatës të PSR prej 61 milionë £ me 34.5 milionë £”.

Forest e pranoi shkeljen, por mbrojtja bazohet në rrethana lehtësuese në lidhje me shitjen e Brennan Johnson. Klubi mori një ofertë prej 30 milionë £ nga Brentfordi në fillim të verës së kaluar, por sulmuesi nuk ishte i gatshëm të lëvizte dhe Forest mendoi se mund të merrte më shumë para nga ky “aseti” nëse prisnin përtej afatit të PSR-së, më 30 qershor. Johnson u shit për 47.5 milionë paundë te Tottenhamë në shtator, por një panel i pavarur nuk e pranoi këtë mbrojtje.

Forest mori rrezikun e injorimit efektiv të paralajmërimit të PSR-së nga drejtori i financave para dritares së janarit në 2023 dhe në vend që të kërkonte të shiste lojtarë, shtoi lojtarë në skuadër.

Klubet e Premier League lejohen të humbasin 105 milionë paundë gjatë një periudhe trevjeçare, por humbjet e lejuara të Forest ishin të kufizuara në 61 milionë paundë, sepse ata kaluan dy vjet të asaj periudhe në Championship.

Që nga promovimi në Premier League, Forest ka nënshkruar me 42 lojtarë me një kosto prej rreth 250 milionë paundësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco