Theu rregullat, skuadrës së Premier League i hiqen disa pikë nga klasifikimi

Theu rregullat, skuadrës së Premier League i hiqen disa pikë nga klasifikimi

15:48, 18/03/2024

Nottingham Forestit i janë hequr katër pikë për shkak të shkeljes së rregullave të fitimit dhe të qëndrueshmërisë në Premier League, duke i goditur kështu shpresat për mbijetesë.

Nottinghami aktualisht është i 17-ti në tabelë me 25 pikë, ndërsa katër pikët e hequra do t’ia vështirësojnë punët e mbijetesës pasi do ta shihte veten në vendin e 18-të, në zonën që shpie në Championship.

“Reds” i pranuan akuzat e ngritura kundër tyre, por pritet të ankohen ndaj këtij vendimi, i cili ua vështirëson atyre punët për të mbetur në ligën elitare të futbollit anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco