Edon Zhegrova pritet që të mos luajë sonte në ndeshjen Andorrë-Kosovë
Sulmuesi i djathtë i Kosovës dhe Lille nuk figuron në listën që FFK ka publikuar në UEFA për ndeshjen e sotme kundër Andorrës, e cila luhet në orën 20:45.
Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Kosovës slloveni Gliha tha se Zhegrova është duke i bërë disa skenime dhe se mund të mungojë për ndeshjen e së enjtes.
Sot në anën tjetër UEFA ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë e ku aty mungon Zhegrova.
Ende asgjë zyrtare nuk ka për dëmtimin e Zhegrovës.
Ajo që dihet është se Edon Zhegrova luajti ndeshjen e kaluar kundër Lens për 90 minuta dhe bëri një asistim në atë ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1-1.
Madje Zhegrova ishte edhe lojtar i asaj ndeshje si dhe bëri pjesë në formacionin më të mirë të javës së Ligue 1.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: