Pas një sezoni të turbullt, Tottenham emëroi një trajner të ri për sezonin e ardhshëm dhe fjala është për Ange Postecoglou, ekspertin grek me pasaportë australiane. Ai ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027 me Spursat.
Postecoglou mbërrin në Londrën Veriore nga skocezët e Celtic, me të cilin fitoi në mënyrë dominuese kurorën e dyfishtë.
Në Australi drejtoi kombëtaret U17 dhe U20 të këtij vendi, si dhe ishte trajner i kombëtares A.
Sa i përket klubeve, para Celtic-it ai ka drejtuar Brisbane Road dhe Melbourne Victory.
Para se të vinte në tokën evropiane, ai drejtoi klubin japonez Yokohama për tre vjet.
Welcome to Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou 🤍 pic.twitter.com/OMXjY9XFhi
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 9, 2023
Ai ka lindur në Athinë, por i gjithë rrugëtimi i tij në futboll si lojtar, më vonë si trajner, e lidhi me Australinë.
Gjelat e mbyllën sezonin vetëm në pozitën e tetë të Premier League dhe nuk do të luajnë në skenën Europiane sezonin e ardhshëm.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: