Stadiumi, fluturimi dhe hoteli/ Sa kushton finalja e Champions League?

Stadiumi, fluturimi dhe hoteli/ Sa kushton finalja e Champions League?

17:04, 09/06/2023

Finalja e Champions League është ndeshja që të gjithë e ëndërrojnë, por ku jo të gjithë mund të jenë të pranishëm. Edhe pse udhëtimi “low-cost” mbetet një alternativë për tifozët, duke përllogaritur çmimet mesatare për europianët, shpenzimi për sfidën më spektakolare të vitit është i konsiderueshëm.

Biletat vajtje-ardhje të avionit, të prenotuara vetëm pak kohë përpara ndeshjes nga thuajse të gjitha qytetet europiane, kushtonin deri në 500 euro për person.

Çmimi i pjesës më të madhe të biletave në stadiumin “Ataturk” arriti deri në 690 euro. UEFA i la në dispozicion të dyja klubeve nga 20 mijë bileta për t’i shpërndarë te tifozët.

Sigurimi i hotelit, apo i një krevati për të kaluar natën është shqetësimi më i vogël në Stamboll. Duke qenë një qytet i madh dhe i mësuar me fluks turistësh, problemi mbetet vetëm te çmimi. Në fundjavën e finales mund të prenotoje hotele në të cilat çmimi niste nga 100 euro, ndërsa në strukturat luksoze, ofertat e kalojnë 1000 euro natën.

Lehtësi ka rruga drejt stadiumit, ku mund të shfrytëzohet transporti publik me autobus, metro dhe tram, përveç taksive apo furgonëve lukzosë të dedikuar.

Për sa i takon ushqimit, konsumit të pijeve, dhuratave dhe vizitave turistike, me alternativat e shumta që ekzistojnë, do të ishin të mjaftueshme 200-250 euro në ditë.

Me laps dhe letër në dorë, udhëtimi në Stamboll dhe prania në stadium në finalen e Champions i ka kushtuar tifozëve mbi 2 300 euro për një fundjavë.

Një xhiro e jashtëzakonshme biznesi për Turqinë e gjunjëzuar nga kriza. Në stadium do të jenë të pranishëm 75 mijë tifozë, ndërsa qyteti do të ketë qindra mijëra vizitorë që do ta ndjekin ndeshjen nëpër sheshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco