Kosova me pesë boksierë në turneun e Kumanovës

Kosova me pesë boksierë në turneun e Kumanovës

10:47, 01/06/2023

Kombëtarja e Kosovës në boks do të paraqitet me pesë boksierë në turneun ndërkombëtar “Miroslav Petkoviç”, i cili do të mbahet në Kumanovë më 2 dhe 3 qershor.

Në këtë turne, Kosova do të marrë pjesë me tre boksierë seniorë dhe me dy të rinj.

Seniorë do të jenë: Gentrit Gashi (60kg), Shpëtim Bajoku (67kg) dhe Patriot Behrami (71kg), shkruan “Gazeta Express”.

E tek juniorët, Kosovën do ta përfaqësojnë: Benjamin Deva (48kg) dhe Sali Hajdaraj (60kg).

Ekipin kombëtar do ta udhëheqin selektori Besim Brahimi dhe trajneri Mehmet Haxhani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco