Penalltia e akorduar në Tirana-Bylis, ish-gjyqtari e pranon gabimin: Kridens Meta duhej ta…

Penalltia e akorduar në Tirana-Bylis, ish-gjyqtari e pranon gabimin: Kridens Meta duhej ta…

15:57, 26/05/2023

Ishte minuta e 74-t kur Kridens Meta bëri me shenjë për te pika e bardhe e penalltisë. I prerë në qëndrimin e tij, ai është i bindur se kontakti mes Behiratçes dhe Kaçorrit është në limitet e 11-metërshit dhe e akordoi atë me vendosmëri. Pas kësaj ka protesta të mëdha nga Tirana, por janë të kota. VAR-i nuk e thërret kryesorin Meta që të shohë edhe një herë pamjet në ekran dhe ai nuk ndryshoi mendje. Ishte një penallti, që me shumë të ngjarë mund t’i kushtojë titullin Tiranës, por kjo pa dyshim nuk përligj invadimin e fushës dhe dhunën pas ndeshjes nga tifozët bardheblu.

Megjithatë, për t’iu rikthyer episodit që vendosi ndeshjen dhe ndoshta fatet e një sezoni të tërë, gazeta u përpoq të merrte një koment nga një ish-arbitër që është jashtë konfliktit të interesit dhe nuk ka asnjë lidhje me dy klubet, por mbi të gjitha nuk ka lidhje me FSHF-në.

Së fundmi, në një prononcim për mediat, ish-gjyqtari Shpëtim Lamçe është shprehur se arbitri Meta u nxitua te vendimi për të dhënë penallti. Sipas tij, minimalisht Meta duhej ta shikonte në VAR dhe pastaj të merrte një vendim më të pjekur.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco