Finalet e Interit në Ligën e Kampionëve, triumfoi tri herë dhe dështoi dy herë

Finalet e Interit në Ligën e Kampionëve, triumfoi tri herë dhe dështoi dy herë

15:47, 17/05/2023

Interi e siguroi mbrëmë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 13 vjetësh pritjeje, respektivisht për herë të gjashtë në histori të tij.

Herën e fundit kur shkuan në finale, “Nerazzurri” triumfuan ndaj Bayern Munichut në vitin 2010.

E tash, Zikaltrit do ta kërkojnë trofeun e katërt të Championsit në Stamboll pasi e eliminuan mbrëmë Milanin në gjysmëfinale, të cilin e mposhtën në përballjen e dyfishtë me rezultat të përgjithshëm, 3:0.

Në vitin 2010, Interi e mposhti Bayernin 2:0, në finale të Champions League. Në 1972 e humbën finalen nga Ajaxi i Johan Cruyffit, 0:2.

Në vitin 1967 humbën nga Celtic Glasgoë, 1:2, derisa në vitin 1965, Interi mposhti në finale Benficën, 1:0. Në vitin 1964 e mposhtën Real Madridin, po ashtu në finale, 3:1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco