Legjendari Rivaldo zbulon: Ronaldo mund të mashtrohet për paratë në Arabinë Saudite

Legjendari Rivaldo zbulon: Ronaldo mund të mashtrohet për paratë në Arabinë Saudite

20:49, 16/05/2023

Futbollisti legjendar Rivaldo në një intervistë për Mundo Deportivo spanjolle ka folur ndër të tjera për kalimin e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, ku u bë lojtari më i paguar në botë me një kontratë prej 200 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë, ai thotë se lojtarët ndonjëherë mashtrohen në Arabinë Saudite, duke pasur parasysh jetën e mbyllur atje, por nuk u fut shumë në detaje kur foli për këtë temë. Mirëpo, kjo nuk e ndryshoi faktin që një deklaratë e tillë tërhoqi shumë vëmendje.

 

"Lojtarët ndonjëherë mashtrohen me kontrata të mëdha që nënshkruajnë në Arabinë Saudite, por ka një jetë të mbyllur dhe futbolli nuk është aq i lehtë sa mendoni", thotë Rivaldo dhe shton:

 

“Një futbollist mund të kalojë një fazë zhgënjimi apo edhe të mendojë për një ndryshim, nëse paratë që merr nuk i mjaftojnë për një jetë të lumtur, do të ishte mirë për të dhe për futbollin nëse do të kthehej te Reali dhe të përfundonte karrierën. "

Më pas, ai tha se tifozët nuk mund të presin që Ronaldo të luajë në nivelin që luante kur ishte 25-26 vjeç.

 

“Tifozët duhet të kuptojnë se nuk mund t'i kërkojnë atij të luajë siç luante kur ishte 25-26 vjeç, por ai ende mund ta ndihmojë klubin të fitojë trofe”, tha Rivaldo.

 

Ai gjithashtu shtoi se beson se e dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez, është e pakënaqur me jetën në Arabinë Saudite dhe se ajo insiston në kthimin e tij në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco