Inter-Milan, luhet për krenari dhe hakmarrje/ Inzaghi nuk bën ndryshime në formacion, Pioli merr vendim për Leao-n

Inter-Milan, luhet për krenari dhe hakmarrje/ Inzaghi nuk bën ndryshime në formacion, Pioli merr vendim për Leao-n

20:24, 16/05/2023

Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve vijojnë këtë të martë me ndeshjen e kthimit të duelit tërësisht italian ndërmjet Interit dhe Milanit.

Pas disfatës 0-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, kuqezinjtë kërkojnë përmbysjen e madhe ndaj zikaltërve.

Kështu, trajneri Stefano Piolit ka vendosur të luajë me modulin 4-2-3-1 me Mike Maignan në portë pas Davide Calabria, Malick Thiaw, Fikayo Tomori dhe Theo Hernandez. Mesi i fushës përbëhet Sandro Tonali dhe Rade Krunic. I vetëm në krye, Olivier Giroud mbështetet nga Junior Messias, Brahim Diaz dhe i rikthyeri Rafael Leao.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi luan me modulin 3-5-2 me Andre Onanën si bastion të fundit. Përballë tij, Matteo Darmian, Francesco Acerbi dhe Alessandro Bastoni përbëjnë mbrojtjen ndërsa rolet e pistonit zënë Denzel Dumfries dhe Federico Dimarco. Hakan Çalhanoglu është pozicionuar si “rojtar” përkrah Nicolo Barella dhe Henrikh Mkhitaryan. Ndërsa sulmi përbëhet nga Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco