VIDEO/ Portieri realizon një gol të pabesueshëm në Meksikë

VIDEO/ Portieri realizon një gol të pabesueshëm në Meksikë

20:15, 16/05/2023

Ndeshja e playoff-it të kompeticionit meksikan Torneo Clausura 2023 Liga de Expansión ndërmjet Celaya dhe Atletico Morelia e luajtur fundjavën e kaluar ishte jashtëzakonisht dramatike.

Trajnerët e dy skuadrave u përleshën në fushë dhe gjatë ndeshjes u pa një gol fantastik.

Në momentet e fundit të ndeshjes, Atletico po fitonte 2-1 dhe po mbrohej nga sulmi i skuadrës së Celaya-s, që kishte fituar një goditje dënimi në minutën e 93-të. Të gjithë lojtarët ishin në zonën e rreptësisë, duke përfshirë edhe portierin Guillermo Allison, i cili ishte pranë shënimit dhe barazimit të rezultatit, por portieri i Morelias Santiago Ramirez reagoi mirë dhe e kapi topin.

Ramirez më pas vendosi për një lëvizje gjeniale. Porta e kundërshtarit ishte bosh, ndaj ai gjuajti topin me sa mundi dhe përfundoi në rrjetën e Celaya-s.

Goli i tij konfirmoi fitoren për Atlético dhe siguroi vendin në finalen e kompeticionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco