Pakënaqësitë ‘ziejnë’ në dhomat e zhveshjes së Bayernit, dy yje largohen nga klubi në verë

Pakënaqësitë ‘ziejnë’ në dhomat e zhveshjes së Bayernit, dy yje largohen nga klubi në verë

19:06, 16/05/2023

Mediat gjermane raportojnë se Bayerni në fund të sezonit do të ndahet nga Sadio Mane, i cili është i pakënaqur me minutat e lojës, si dhe Joao Cancelo, i cili do të kthehet në Manchester City këtë verë.

Senegalezi luajti vetëm gjashtë nga 11 ndeshje nën drejtimin e trajnerit të ri Thomas Tuchel dhe nuk është i kënaqur me numrin e minutave që ka marrë.

Opsioni më realist thuhet se është rikthimi në Premier League në një nga klubet që mund të përballojë pagën e tij të lartë prej 20 milionë euro në vit.

"Për momentin,  nuk është ai Sadio Mane i Liverpooli-t. Ju mund të shihni se çfarë i bëri dëmtimi para Kupës së Botës në Katar. Nuk ka të njëjtën shpejtësi, nuk është aq i mirë në driblim, gjuha e trupit të tij është e keqe. Nuk është më ai djalë i lumtur”, ka komentuar gazetari i Sky Germany, Florian Plettenberg.

Një tjetër lojtar që do të largohet nga bavarezët në fund të sezonit është Joao Cancelo, i cili është i huazuar në Mynih nga Manchester City që nga janari.

Bavarezët kanë mundësi të blejnë kartonin e tij për 70 milionë euro, por nuk ka gjasa që ata të vendosin për këtë lëvizje.

Mbrojtësi portugez ka luajtur 19 ndeshje që kur iu bashkua Bayernit me një gol dhe gjashtë asistime, ndërsa Mane ka shënuar 12 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime në 37 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco