Gati për sfidën më të rëndësishme të sezonit në Superiore, Partizani mbyll përgatitjet për derbin

Gati për sfidën më të rëndësishme të sezonit në Superiore, Partizani mbyll përgatitjet për derbin

18:07, 16/05/2023

Tirana do të presë nesër në orën 18:30 në stadiumin “Air Albania” Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.

Një derbi që pritet të ndezë kryeqytetin dhe që mund të jetë vendimtar për sezonin.

Të kuqtë kanë kryer seancën e fundit përgatitore në prag të supersfidës. Nga fotot e publikuara në profilin zyrtar të Partizanit duket edhe presidenti Gazment Demi i cili ka vëzhguar futbollistët.

Postimi i plotë

𝐄𝐊𝐈𝐏𝐈 𝐌𝐁𝐘𝐋𝐋 𝐏𝐄̈𝐑𝐆𝐀𝐓𝐈𝐓𝐉𝐄𝐓
[🗣]  Skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve në prag të takimit ndaj Tiranës, i vlefshëm për javën e 33 të kampionatit. Seanca e fundit është zhvilluar sot në orën 11:00 në stadiumin “Arena e Demave”. Gjendja fizike e skuadrës është mjaft pozitive dhe për këtë takim grupi është i plotë. Takimi Tirana – Partizani do të luhet ditën e mërkurë ora 18:30 në stadiumin “Air Albania”.
#PërjetMeTyPartizan 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco