Djali i legjendës së Barcelonës largohet nga bordi i klubit blaugran

Djali i legjendës së Barcelonës largohet nga bordi i klubit blaugran

16:58, 16/05/2023

Jordi Cruyff nuk do të jetë më drejtori sportiv i Barcelonës. Ai nuk do të rinovojë kontratën e tij që mbaron më 30 qershor dhe sot ia ka komunikuar presidentit Joan Laporta. 

Jordi beson se është koha për të ndërmarrë sfida të reja. Tani mbetet për t’u parë se si Barcelona do të ristrukturojë të gjithë organikën sportive me largimin e Alemanit dhe Xhordit.

Aludohet se Anderson Luis de Souza (Deco) është kandidati numër një për të zënë postin e drejtorit sportiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco