Operohet Bennacer, mesfushori i Milanit do të mungojë për një periudhë të gjatë

Operohet Bennacer, mesfushori i Milanit do të mungojë për një periudhë të gjatë

15:47, 16/05/2023

 

Të paktën gjashtë muaj jashtë fushave. Kjo është periudha e parashikuar që Bennacer të rikuperohet, i cili iu nënshtrua një operacioni artroskopik në gjurin e djathtë në Lyon, i dëmtuar në minutat e para të derbit të Champions League.

Milan ka komunikuar këtë, duke shpjeguar se riparimi i lezionit kondral u krye me sukses nga doktor Bertrand Sonnery Cottet.

Me pak fjalë, për të parë Bennacer të rikthehet në fushë, ndoshta duhet pritur viti 2024, me kusht që periudha e rehabilitimit dhe pas operacionit të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Është e vetëkuptueshme se kjo do ta detyrojë Milanin të ndryshojë planet në merkato dhe të mendojë një lojtarë i cili do ta zëvendësojë algjerianin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco