Përjetësohet figura e Pele, mauzoleumi i artë hapet për vizitorët në ndërtesën më të lartë

Përjetësohet figura e Pele, mauzoleumi i artë hapet për vizitorët në ndërtesën më të lartë

15:26, 16/05/2023

Figura e Pele është përjetësuar me anë të një mauzoleumi në Santos i cili do të jetë i hapur tashmë për të gjithë vizitorët. Legjenda e futbollit brazilian ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare në dhjetorin e vitit të shkuar, pas një lufte të gjatë me kancerin.

Image

Tre herë fituesi i Kupës së Botës u varros në një arkivol të artë në ndërtesën më të lartë të varrezave në Santos. Mauzoleumi i tij është vendosur në katin e dytë të një ndërtese 14 katëshe dhe të gjithë tifozët, do të kenë mundësi të bëjnë një rezervim për të hyrë.

Në hyrjen e mauzoleumit janë dy statuja të Peles dhe lartësia e tyre është në gjatësinë reale të ish-futbollistit. Në një sipërfaqe 200 metra katror, muret e dhomës janë të mbushura me fotot e tij dhe të tifozëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco