Leao rikuperohet, Pioli dhe dilema Saelemaekers-Messias

Leao rikuperohet, Pioli dhe dilema Saelemaekers-Messias

15:28, 16/05/2023

Sot në orën 11:00 Milani zbriti në “Milanello”  për të bërë përgatitjet e fundit përpara euroderbit me Inter-in.

Në këtë seancë të lehtë përgatitore Pioli mësoi se Leao do të jetë në fushë përballë zikaltërve pasi poretugezi u stërvit me regjim të plotë së bashku me grupin e lojtarëve.

Për trajnerin e Milan-it dilemma e vetme në formacion do të jetë ajo e mesfushës ofensive ku Messias Jr. dhe Saelemaekers janë në një “garë” të fortë për një vend në formacion.

Braziliani ditën e djeshme nuk u stërvit me lojtarët e tjerë pasi kishte një lodhje të lehtë në muskujt e kofshës, por sot në mëngjes edhe ai u provua nga Pioli në stërvitje duke dhënë garanci se mund të jetë titullar i mundshëm për euroderbin, i cili vlen një vend në finalen e Stambollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco