Të veshur me të zezë, yjet e Real Madrid nisen për në Mançester

Të veshur me të zezë, yjet e Real Madrid nisen për në Mançester

14:48, 16/05/2023

Skuadra e Real Madrid para pak minutave është nisur për në Mançester, ku nesër zhvillon gjysmëfinalen e dytë ndaj Manchester Cityt në UEFA Champions League.

Të përsgjedhurit e Carlo Ancelottit janë nisur për në Angli, dhe aty në grup shihet edhe mbrojtësi i rikthyer nga lëndimi, Ferland Mendy, shkruan LIG Sport.

Mendy ishte startues në ndeshjen e fundit të ekipit spanjoll në La Liga dhe pritet që të ketë minuta edhe për ndeshjen e vlefshme që zhvillohet të mërkuren në “Etihad”.

Përveç Mendyt, i pati që u fut në aeroplan ishte Karim Benzema, i cili mungoi në ndeshjen e fundit për shkak se trajneri italian vendosi ta pushonte.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi me barazim 1 me 1 në “Santiago Bernabeu”.

✈️🧳 ¡Despegamos!#UCL pic.twitter.com/S0k6cAx6m1

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 16, 2023

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco