'Krenar për aventurën kuqezi', Leao: Ëndrra ime mbetet Anglia

'Krenar për aventurën kuqezi', Leao: Ëndrra ime mbetet Anglia

14:08, 16/05/2023

Sot sytë e gjithë botës milaniste do të jenë të vrapimet e tij për të kuptuar nëse mund të bëjë diferencën në një ndeshje ku Milani duhet të përmbysë dy gola.

Nga stërvitjet e fundit me grupin, Rafael Leao duket gati, megjithëse në intervistën për “Gaffer” ka cekur gjithçka përveç derbit apo objektivave të fundsezonit.

Ndër të tjera, portugezi ka thënë: “Aventura me Milanin më bën krenar dhe titulli i fituar vjet do të jetë gjithmonë në zemrën time. Sapo kam rinovuar e nuk dua të mendoj për të ardhmen e largët, por nuk kam përse ta fsheh admirimin tim për kampionatin anglez. Kam provuar të luaj në Francë, në Serinë A, madje pak muaj më parë isha edhe në Kupën e Botës. Janë përvoja të pabesueshme e shpresoj të përjetoj të tjera momente po kaq emocionuese në të ardhmen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco