Aksident tragjik në Francë, ndërron jetë trajneri dhe plagosen 11 futbollistë

Aksident tragjik në Francë, ndërron jetë trajneri dhe plagosen 11 futbollistë

13:35, 16/05/2023

Një aksident tragjik ka ndodhur në Francë, ku minibusi i një skuadre futbolli për të rinj ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë trajneri i skuadrës, Antonin Elia ndërkohë që të plagosur kanë mbetur 11 futbollistë.

Skuadra e AFL48 për grupmoshën U13 po kthehej për në qytet pas një finales në një turne fundjave, po fatkeqësisht, minibusi ka dalë nga rruga.

Fëmijët e aksidentuar kanë shpëtuar mrekullisht dhe për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Klubi ka njoftuar vetëm 2 prej tyre janë të dëmtuar më shumë ndërkohë që pjesa tjetër kanë shpëtuar paq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco