Ancelotti: Në Angli vetëm për fitore

Ancelotti: Në Angli vetëm për fitore

13:35, 16/05/2023

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se skuadra e tij në Angli, do të udhëtojë vetëm për fitore.

‘Los Blancos’ nesër mbrëma përballen me Man Cityn në ‘Etihad Stadium’, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1, dhe skuadra e cila do të triumfojë nesër në ‘Etihad Stadium’ do të kualifikohet në finalen e madhe të Championsit’.

“Ne kishim kontroll të mirë të ndeshjes së parë. Kur City kishte shumë posedim, ne kishim kontrollin në mbrojtje, atëherë kur filluam të luanim ne shkaktuam vështirësi”, ka thënë Ancelotti.

“Në Angli vetëm për fitore”, ka theksuar strategu italian.

Ndeshja Man City-Real Madrid fillon në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco