E kërkoi edhe sa ishte te Chelsea, Tuchel tani po e transferon Alvarezin te Bayerni

E kërkoi edhe sa ishte te Chelsea, Tuchel tani po e transferon Alvarezin te Bayerni

13:02, 16/05/2023

Edson Alvarez do të largohet këtë verë nga Ajaxi pas katër viteve qëndrim në Amsterdam.

Mesfushori meksikan ishte afër largimit nga gjiganti verën e vitit të kaluar, pastaj edhe në janar, por tre oferta për të u refuzuan nga Ajaxi.

Chelsea ishte skuadra më e interesuar, ku kishin ofruar 55 milionë fillimisht e pastaj 63, por të dyja ofertat ishin refuzuar nga Ajaxi në verën e vitit 2022.

Londinezët bën përpjekjen e tretë në afatin kalimtar dimëror duke ofruar 52 milionë euro, por edhe kjo ofertë u refuzua nga Ajax pasi nuk donin të lejonin largimin e një tjetër ylli pasi Antony, Lisandro Martinez, Sebastien Haller e Ryan Gravenberch.

Meksikani ka vendosur të largohet në verë dhe tani sërish në skenë ka dalë Thomas Tuchel që po e kërkon atë kësaj radhe te Bayern Munichu.

Gazeta holandeze De Telegraaf ka raportuar se kësaj radhe Ajaxi është gati ta lejoj largimin e meksikanit për një çmim më të ulët.

Kampioni i shumëfishtë i Holandës kërkon 40 milionë euro për ta lejuar largimin e Edson Alvarez.

Përveç Bayernit në garë për të janë edhe Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Chelsea. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco