Inter-Milan, cila skuadër do të prekë finalen e madhe të ‘Championsit’?

Inter-Milan, cila skuadër do të prekë finalen e madhe të ‘Championsit’?

09:44, 16/05/2023

Ethet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales mes Interit dhe Milanit.

Dy rivalët e përbetuar italian, do të përplasen sonte në ‘Guisseppe Meaza’, në një duel që parashikohet të sjellë një sfidë dramatike.

Internistët vijnë në këtë ndeshjes me avantazhin prej 2-0, të arritur në javë më parë, derisa misionin i milanistëve është përmbysja, mision ky tepër i vështirë për të besuarit e Stefano Piolit.

Interesimi për derbin e madh italian në ‘Champions’ është tejet e i madh pasi që tashmë gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur.

“Guisseppe Meaza’ si asnjë herë më parë pritet të jetë i ‘nxehtë’ jo vetëm për rivalitetin e mëdha që eksiton mes këtyre dy klubeve të mëdha italiane, por edhe për rëndësinë e kësaj sfidë, sepse nga kjo ndeshje do të përcaktohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për këtë sezon, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Manchester City-Real Madridi. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur baras 1-1, derisa sfida e dytë mes skuadrës angleze dhe asaj spanjolle, do të luhet nesër mbrëma.

Ndeshja Inter-Milan fillon në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco