Ceferin: Sfida City-Real është 50 me 50, gjithçka është e mundur në derbin e Milanos

Ceferin: Sfida City-Real është 50 me 50, gjithçka është e mundur në derbin e Milanos

18:40, 15/05/2023

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, nuk sheh një favorit të qartë mes Madridit dhe Manchester City për të arritur në finalen e Ligës së Kampioneve, pavarësisht barazimit në ndeshjen e parë në “Bernabeu”, që mund të favorizojë anglezët.

Në takimin e luajtur në “Santiago Bernabeu” në mesjavën që lamë pas, Reali dhe City u ndanë në barazim 1-1, në një ndeshje spektakolare. Ky rezultat është komentuar në mënyra të ndryshme, teksa të shumtë janë ata që favorizojnë Cityn. Por ka dhe nga ata që nuk janë aq të sigurt për avantazhin e lehtë të anglezëve. Mes këtyre të fundit është dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

“Për mendimin tim, gjithçka është e hapur dhe ndeshja mes Manchester City dhe Realin është ‘fifty fifty’ (50 me 50). Interi mund të ketë marrë një avantazh vendimtar në ndeshjen tjetër, por, natyrisht, gjithçka është e mundur edhe në derbin e Milanos”, tha ai.

Dy fituesit e gjysmëfinaleve do të takohen në finalen e madhe më 10 qershor në Stamboll.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco