UEFA shuan të gjitha dilemat dhe konfirmon se ku do të zhvillohet finalja e Champions League

UEFA shuan të gjitha dilemat dhe konfirmon se ku do të zhvillohet finalja e Champions League

15:55, 12/05/2023

Organi drejtues i futbollit evropian (UEFA) ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve këtë vit do të mbahet në Stamboll, pavarësisht se disa media shkruajnë se ajo do të zhvillohet në Lisbonë.

Pasi Daily Mail njoftoi se kryeqyteti i Portugalisë mund të presë futbollistët më të mirë në Europë, nëse do të kishte trazira në Stamboll gjatë zgjedhjeve presidenciale në Turqi, UEFA njoftoi se kjo nuk ishte e vërtetë.

"Ndeshja do të luhet në Stamboll më 10 qershor siç është planifikuar. UEFA nuk po zhvillon asnjë diskutim në asnjë kuptim tjetër me institucionet politike, qeveritë apo federata kombëtare të futbollit," thuhet në deklaratë.

Më parë kishte shqetësime se mund të kishte trazira nëse udhëheqësi aktual Rexhep Tajip Erdogan humbet zgjedhjet presidenciale.

“Daily Mail” shkruan se do të ishte e vështirë për UEFA-n të shtynte finalen pasi e zhvendosi atë nga Stambolli në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë COVID-19.

Lisbona ishte zgjidhja në vitin 2020 gjatë pandemisë së koronavirusit dhe turneu final i Ligës së Kampionëve u mbajt atje nga çerekfinalet deri në finale para tribunave të zbrazëta kur Bayern u shpall kampion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco