Gjysmëfinalet e Conference League/ Xhaka protagonist te Baseli, West Ham përmbys AZ Alkmaar

Gjysmëfinalet e Conference League/ Xhaka protagonist te Baseli, West Ham përmbys AZ Alkmaar

23:10, 11/05/2023

Basel fiton me përmbysje me rezultatin 1-2 ndaj Fiorentinës, një takim ku protagonist u shfaq edhe mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka.

Italianët diktuan ritmin gjatë gjithë pjesës së parë, ndërsa u desh minuta e 25-të që të zhbllokohej sfida.

Pasi Lucas Martinez Quarta e afron topin me një goditje me kokë drejt portës, Cabral po me goditje me kokë e dërgon topin në fundin e rrjetës dhe i jep avantazhin Fiorentinës, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Megjithatë miqtë reaguan në pjesën e dytë të takimit, me Diouf që pas asistit të Taulant Xhakës, i dhuroi barazimin Baseli-t në minutën e 71-të.

Ndërsa në minutën e 90+2’ Amdouni përmbysi rezultatin dhe i dhuroi fitoren ekipit të tij, me Baselin që në ndeshjen e kthimit në “St. Jakob-Park” i bën punë edhe barazimi.

West Ham fiton 2-1 me përmbysje në shtëpi në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Conference League, ku përballë kishte skuadrën e AZ Alkmaar.

AZ Alkmaar tregoi një formë shumë të mirë në pjesën e parë, ndërsa ia doli të merrte avantazhin.

Në minutën e 42’ Reijnders i asistuar nga Mijnans realizoi një super goditje dhe zhbllokoi sfidën, duke bërë njëkohësisht që ky fraksion të mbyllej me rezultatin 0-1.

West Ham do të gjente barazimin në minutën e 67’ me Benrahma, i cili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Ndërsa Antonio do të përmbyste gjithçka me golin e realizuar në minutën e 76’, duke kaluar West Ham në avantazh dhe duke vulosur rezultatin e kësaj sfide.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco