Europa League/ Juventusi shpëton në fund me Sevillan, Roma mposht Leverkusenin

Europa League/ Juventusi shpëton në fund me Sevillan, Roma mposht Leverkusenin

23:01, 11/05/2023

Juventusi dhe Sevilla janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Evropa Ligës.

Në minutën e 26-të shënoi En-Nesyri, pas një kundërsulmi “vrastar”.

Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale të Sevillës, ndërsa e dyta vijoi të jetë interesante, por që nuk solli ndryshime deri në momentet e fundit të ndeshjes.

Federico Gatti barazoi shifrat “në frymën e fundit” dhe gjithçka vendoset në sfidën e kthimit në Spanjë.

Ndërkaq, Roma ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Bayer Leverkusen. Ekipi i Jose Mourinhos fitoi minimalisht 1-0.

Pjesa e parë në këtë takim ishte ‘zhgënjyese’ nga të dy skuadrat.

Ata zhvilluan lojë të qetë dhe aspak tërheqëse për tifozët e tyre.

Pjesa e dytë ishte më e mirë, me Romën që arriti të zhbllokojë sfidën.

Një aksion i mirë i vendasve u konkretizua në gol në minutën e 63-të të ndeshjes.

Ishte Edoardo Bove ai i cili i dha epërsinë romanëve.

Kjo fitore minimale i jep shpresë gjermanëve për ndeshjen e kthimit që zhvillohet javën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco