U tall me Mourinhon, Federata Italiane fal gjyqtarin e Serie A

U tall me Mourinhon, Federata Italiane fal gjyqtarin e Serie A

21:13, 11/05/2023

Gjyqtari Marko Serra vështirë se do të kthehet të drejtojë së shpejti në Serinë A.

Por të paktën ai i ka shpëtuar një dënimi “zyrtar” nga Federata Italiane si pasojë e përplasjes së tij me Jose Mourinhon.

Serra ishte gjyqtari i katërt në ndeshjen mes Cremoneses dhe Romës kur pati një përplasje verbale me Jose Mourinhon.

Trajneri portugez po protestonte tek ai për një faull ndaj Marash Kumbullës, por gjyqtari i katërt iu kthye me disa fraza që tërbuan teknikun e Romës.

Ky i fundit u dënua me karton të kuq dhe u pezullua dy ndeshje, ndërsa insistoi se gjyqtari e kishte fyer.

Për Serrën u hap një hetim pasi u konstatua se ai kishte thënë “ik në shtëpi se po tallin b*** me ty”.

Megjithatë, Gjykata Disiplinore e Federatës Italiane, sot e ka cilësuar të “papranueshëm” hapjen e  çështjes disiplinor ndaj gjyqtarit.

Me fjalë të terja, ajo ka vlerësuar se nuk ka autoritetin e nevojshëm për të dhënë një dënim ndaj tij, duke ia kaluar kësisoj çdo ndëshkim të mundshëm Komitetit Teknik të Gjyqtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco