Ancelotti synon të barazojë rekordin e madh të Zidane

Ancelotti synon të barazojë rekordin e madh të Zidane

13:51, 08/04/2023

Nuk ka dyshim se Carlo Ancelotti është një prej trajnerëve më të mirë në histori të Real Madridit dhe jo vetëm.

Veçanërisht në periudhën e tij të dytë në kryeqytetin spanjoll, italiani e ka vendosur skuadrën e tij si një nga më të mirat në futbollin botëror.

Pavarësisht vështirësive këtë sezon, Real Madridi është ende në garë për ta mbyllur sezonin me katër trofe. 

Pasi kanë fituar Superkupën Evropiane dhe Kupën e Botës për Klube, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve mund t’i shtohen koleksionit të tyre.

Kjo do ta bënte Ancelottin me 11 trofe të fituar si trajner i Real Madridit, gjë që do ta vendoste atë të dytin së bashku me Zinedine Zidane si trajnerin më të suksesshëm në historinë e famshme të klubit.

Francezi, i cili gjithashtu kishte dy periudha në “Santiago Bernabeu”, fitoi 11 trofe, përfshirë tre tituj radhazi në Ligën e Kampionëve – 2016, 2017 dhe 2018.

Miguel Munoz është trajneri më i suksesshëm tek “Los Blancos”, me 14 trofe të fituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco