Guardiola dhe e kaluara si model: Barcelona e ndëshkoi dhe e bëri të mësonte

Guardiola dhe e kaluara si model: Barcelona e ndëshkoi dhe e bëri të mësonte

11:36, 08/04/2023

Jo vetëm futbolli ishte i rëndësishëm në jetën e Pep Guardiolës. Trajneri i Manchester City-t ka provuar  të ketë sukses edhe në botën e modelingut në të kaluarën, konkretisht në vitin 1993 kur mesfushori i atëhershëm i Barcelonës u punësua nga stilisti katalanas Antonio Miro për një sfilatë.

Djali i Antonio-s, David Miro zbuloi se Pep ishte shumë i suksesshëm, por trajneri i atëhershëm i Barcelonës Johan Cruyff nuk ishte i lumtur me këtë veprim.

“Çdo veshje që veshi Guardiola në atë sfilatë u shit brenda pak ditësh”, thotë Miro Junior.

Barcelona, ​​megjithatë, nuk e mori shumë mirë. Pavarësisht se kishte gjithçka që kërkohej për një model, erdhi dita kur Johann Cruijff u ndje i tradhtuar nga qëndrimi i Guardiolës.

Një karrierë paralele në pasarelë ishte një kënaqësi personale për Pep, por u shënua si mungesë respekti për Cruijff, i cili mendonte se Pep vendosi egon dhe interesat e tij përpara interesave të ekipit dhe kolektivit:

"Në vitet nëntëdhjetë, Pep e pyeti babanë tim nëse ai mund të bëhej modeli i tij. Babai im ishte një tifoz i Barcelonës, kështu që i pëlqeu ideja dhe tha po. Më pas Crujiff e ndëshkoi Pep-in, i cili nuk u soll si  profesionist. Ai e detyroi të paguante për këtë," tha David Miro.

Ishte një mësim që Guardiola e mori vite më vonë, pikërisht si trajner i Barcelonës.

“Kur Pique i kërkoi babait tim të njëjtën gjë disa vite më vonë, Guardiola nuk e lejoi atë”, zbuloi Miro.

Pavarësisht gjithçkaje, Guardiola mbeti shumë i popullarizuar në dhe prej vitesh konsiderohet si trajneri më i pashëm i futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco