Në 'San Siro' ka gjithçka, por jo gol, Milan ndalet nga Empoli mes polemikave

Në 'San Siro' ka gjithçka, por jo gol, Milan ndalet nga Empoli mes polemikave

23:04, 07/04/2023

Milani gabon përsëri. Kuqezinjtë e Stefano Piolit janë ndalur sot në një barazim pa gola përballë Empolit në “San Siro”, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Serisë A kishte menduar të bënte pak rotacion me perspektivën e ndeshjes së mesjavës në Ligën e Kampioneve. Por skuadra e kishte të vështirë që të prodhonte shumë raste para portës me Origin e Rebic të avancuar. Situata ndryshoi në pjesën e dytë kur ai hodhi në fushë emrat e zakonshëm dhe rastet nuk munguan.

Kuqezinjtë pretenduan disa herë edhe për penallti. Por fillimisht gjyqtari e më pas VAR-i ua mohoi. Shtylla shpëtoi Empolin, ndërsa në fund, VAR-i bëri të pavlefshëm golin e Giroud për prekje me bërryl të sulmuesit në momentin e gjuajtjes.

Kështu, sfida u mbyll pa gola, me Milanin që sheh edhe një herë t’i rrezikohet vendi në podiumin e kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco